M•MANAJARKIVI FAMILJARFISI MORINË / KOSOVË
NGA MARA, TE NE.

Rrënjët tona.
Rrugët tona.

Emrat që na lidhin. Vendet që na rritën.
Një arkiv i gjallë i familjes Manaj.

Eksploro trungun
GLLAREVË · PEJË · FISI MORINËKompozim artistik simbolik · jo fotografi familjare
01 / LIDHJET TONA

Trungu familjar.

Çdo emër, një histori.
Zgjidh një anëtar për ta njohur më afër.

HyseniSokoliSeferiIslamiZymeriDegët e tjera / paraardhësitGratë
Lidhje familjarePër konfirmim
Rrotullo për zoom · Tërhiq për të lëvizur
123 emra të regjistruar · 9 brezaDokumentimi vazhdon, bashkë.
02 / KUJTESA JONË

Rrugë të ndryshme,
rrënjë të përbashkëta.

MANAJ / BREZ PAS BREZI

Degët e familjes Manaj ndoqën rrugë të ndryshme në punë e në jetë, duke ruajtur rrënjët dhe lidhjet e përbashkëta.

Dega e Hysenit lidhet kryesisht me punën në stacionin hekurudhor të Pejës, si dhe me bizneset e veta familjare. Hekurudha ishte pjesë e jetës së kësaj dege, brez pas brezi.

Nga dega e Seferit dolën politikanë, mjekë dhe arkitektë dhe sportist të dalluar. Profesionet dhe përvojat e tyre i dhanë historisë së familjes drejtime të reja, duke e vazhduar atë në jetën publike, në mjekësi dhe në arkitekturë.

Paraardhësi më i hershëm që njohim është Mara, babai i Demir Osmanit. Pas tij vjen Man Demiri, i njohur si Moni, me emrin e të cilit lidhet mbiemri Manaj. Man Demiri pati Zymerin, Rame Manin dhe Islamin. Rame Mani pati Kamerin, Smajlin, Xhemajlin dhe Demushin, i cili vdiq i ri dhe i pamartuar, si dhe tri vajza: Hakën, Havën dhe Hanën. Datat e brezave të parë presin ende të plotësohen.

SHËNIM I ARKIVIT

Ky është një rrëfim familjar në ndërtim. Kujtimet ruhen si kujtime; hollësitë e pasigurta shënohen për konfirmim.

03 / VENDET TONA

Rrugët që mbajmë me vete.

01

Malësia

Prejardhje e përmendur në kujtesën familjare. Vendi i saktë dhe lidhja mbeten për t’u hulumtuar.

PËR T’U HULUMTUAR
02

Gllarevë

Vendi me të cilin identifikohet familja jonë në Kosovë.

RRËNJËT TONA
03

Pejë

Vendlindja e Hysenit dhe qyteti i hekurudhës, i punës dhe i kujtimeve të shumë brezave.

KUJTESË FAMILJARE
04

Më tej

Klinë, Prishtinë, Rugovë e Gjermani. Degë të ndryshme, një familje.

BREZAT E SOTËM

Vende të lidhura me familjen; rendi nuk përcakton një rrugë të konfirmuar migrimi.